Edmond Arizaj
Jane sulur te gjithe mbi Ismail Morinen, Ballistin. E shajne, e tallin, e ulin, e perulin, e perbaltin. Nuk e di si është e verteta. Di tu them atyre qe sot bejne modernin, apo qe u pelqen me shume serbi qe ben hartime: kujtoni pak vitin e shkuar. Gjithë Shqiperia, Kosova, cdo vend ku kishte nje shqiptar, ishin te ndrydhura, te heshtura, te poshteruara. Shqiperise nuk iu lejua te mbante flamuj. Tifoze shqiptare nuk u lejuan ne stadium. tifozet serbe therrisnin ne kor “vrisni shqiptaret”, etj, etj, etj.
Ne rrinim para tv-ve dhe hanim thonjte nga inati, te pafuqishem, te menderosur, te dhjere duke pare se ku dhe si po luanin djemte tane, ku dhe si po i poshteronin simbolet tona, ku dhe si i kishin “mikpritur”, ata pak shqiptare. Kujtoni, ne kete atmosfere mbytese kur kemi pare ate lloj banderole me fytyrat e Ismailit e Ises, kush jane fjalet e para qe keni thene; kujtoni brohoritjet shperthyese.
Sepse na u hoq nga supet nje peshe e rende, nje mal i madh. Mali i poshterimit. Na e hoqi ai njeriu qe sot po e shani, po e tallni, e po e krahasoni me serbet qe bejne hartime pasi i presin me tufa lulesh e me eskorta policie, a thua e kane per here te pare qe vijne serbe ne Shqiperi. A thua nuk u cmendem ne duke degjuar Kallashnikovin, apo nuk eksitohemi me Cecen e Draganen.
Mjaft e perbaltet Ismail Morinen per ngjarjen e para nje viti, kur ne te gjithe, te gjithe pa perjashtim, kur them pa perjashtim kam parasysh 10 milione shqiptare, pra kur ne te gjithe pranuam kokeulur poshterimin, ai na ngriti koken lart. Me aq sa dinte. Ju qe dini me shume sot, pas nje viti, te kishit bere dicka atehere. Boll bete kofinin pas te vjelit se na e peshtiroset. Per te tjerat, secili pergjigjet per veprimet e tij. Edhe Ballisti.