Home KRYESORE JU FALEMINDERIT DORIS PACK!

JU FALEMINDERIT DORIS PACK!

Nga Zef Preci

Ju faleminderit Doris Pack qe na solle ne vëmendje ate qe ndeshim perdite si qytetare, taksa-pagues dhe votues te nje vendi kandidat per ne BE.

Nuk eshte e rendesishme se kush konstaton te vertetat e dhimbshme te kohes sone, me e rendesishme mendoj se eshte gjetja rrugezgjidhjeve per perballimin realist te problematikes shqiptare: qeverisje mediatike propogandistike, opozite qe me shume se oferten politike pret te menaxhoje pakenaqesine publike ne rritje ndaj qeverise, shoqeri civile te fragmentuar dhe te orientuar drejt burimit te parave, komunitet biznesi qe dridhet nga kercenimet e qeverise per gjoba e burg, qytetare qe cdo dite e me shume i shohin te gjithe perfaqesuesit e vete politike dhe ne administraten publike si te veteemeruar dhe ne nje gare te shfrenuar per t’u pasuruar, etj.

Po rinia ku do ta gjeje veten, si mund ta ndertoje ketu te ardhmen e vet ne kete mish-mash shqiptaro-ballkanik qe nuk te ofron asgje? Kuptohet se ajo do te marre rruget e botes nga syte kembet ne Europe, Amerike, Australi, Kanada e kudo tjeter ku kjo lloj shoqerie (edhe kjo lloj Shqiperie) eshte percjelle ne muzeun e historise…

Share: