Nga Klodian Tomori
Po lexoj neper gazeta per nje projektligj, permes te cilit qeveria detyron bizneset te vendosin kamera ne ambientet e tyre private. Paralelisht flitet per kamera neper pallate etj etj. Nuk e di sa i vertete eshte se tek faqja e Kuvendit drafti nuk eshte publikuar. Por nese eshte i vertete ky ka ca implikime shume te medha.
Shikoni. Nese ne do e lejojme qeverine te na detyroje te vendosim kamera ne ambientet tona private si bizneset, cfare do e ndaloje neser te na detyroje te vendosim kamera brenda shtepise, ne dhomen e gjumit etj etj.
Me gjasa ky ligj do te perflitet si i korruptuar pasi biznesin e kamerave mund ta kete ndonje zyrtar apo ndonje biznesmen i afert me pushtetin etj etj. E megjithate kjo eshte teresisht e parendesishme, pasi eshte problemi me i vogel. Nese i vertete ky ligj eshte i zi sepse sulmon ne zemer gjene me te shtrenjte te individit. Lirine. Nese dikush do guxonte te kalonte nje ligj si ky ne SHBA, amerikanet do merrnin armet te luftonin kunder qeverise se tyre.
Kohet e fundit ka patur nje sere masash, te cilat te gjitha ne menyre direkte apo indirekte kane shenjestruar lirine. Gjobat konfiskuese ndaj biznesit, heqja e lirise per shkelje te vogla tatimore, ne thelb te gjitha jane sulme te drejteperdrejta ndaj lirise se njeriut.
Te gjithe ata qe ndjekin punen e Kuvendit e kane vene re se gjithmone e me shume se fundmi aty po miratohen ligje te cilat ne relacionet shoqeruese kane nje fjali te tipit: “Ky draft nuk synon perafrimin me legjislacionin e BE”. Kjo fjalia i thote te gjitha. Nese nuk synon perafrimin me BE, na perafron diku tjeter.
Balanca, qe ruan ekuilibrin e pushtetit koerciv te shtetit (nuk ka rendesi se cila qeveri eshte ne pushtet) me lirine e individit eshte anuar keqazi nga shteti.
Kur Parlamenti del nga funksioni i tij i vetem si perfaqesues dhe mbrojtes i interesave dhe lirive te sovranit dhe shnderrohet ne uzurpatorin kryesor te lirive, atehere shoqeria ka vetem nje zgjidhje. Demokracine e drejteperdrejte, deri ne rivendosjen e balancave dhe normalitetit kushtetues. Ky ligj, nese kalon duhet sfiduar ne referendum.
PS:
Pikepamjet e mesiperme jane teresisht personale dhe nuk paraqesin asnje lloj qendrimi, te asnje institucioni publik, privat apo politik