Gazetari Mero Baze ne editorialin e gazetës Tema me titull: “Te gjithë te trembur dhe te tredhur nga Sandri” pasi bën pasqyrimin me te mire te mundshëm për atë qe ka ndodhur nga pikëpamja ligjore, administrative dhe politike ne lidhje me fshatin turistik “Laguna Blu” ne Qerret. Pasi ne pak rreshta arrin te sjelle ne vemendje te lexuesit te shkuarën dhe te sotmen e politikes ne lidhje me pushtetin e parasë dhe atë mediatik, Baze trajton bukur edhe raportet midis liderëve politike me njërin prej personazheve te rendësishem te biznesit mediatik shqiptar Aleksander Frangaj. Ja cfare shkruan Baze ne fund te editorialit:
“Në fund ka dhe një problem moral. I kam parë reagimet në blog dhe në opinion publik ndaj kësaj historie dhe shikoj se janë aq negative, sa Berisha, i cili vetë ja ka bërë i pari nderin, ju desh të distancohej dhe të akuzonte Ramën, se po i blen Sandrin. Po ashtu dhe Rama e ndjeu se po i bënte aq keq kjo histori, sa u distancua nga Sandri dhe deshi t’ia kthejë kopilin në derë Berishës. Edhe Bushati, i cili e kupton se Sandri në këtë rast njollos këdo që ka afër, bën thirrje që në krah të tij të vendosim Edi Ramën. Kështu që në fund të kësaj historie, duket sikur Sandrit ja kam dhënë unë lejen, ja kam bërë unë planin rregullues, kam marr unë në telefon kryetarin e Komunës në Golem, i kam thënë unë mos ça kokë nga policët, po shqyej dyert e fshatit, dhe në fund të bëj dhe një shkrim që Sandri nuk ka faj, se ja ka dhënë me zor Rama.
E vetmja gjë e vërtetë, është që askush nuk do të identifikohet me Sandrin, pasi është bërë simbol i grykësisë së pushtetit, por askush nuk po e godet Sandrin. Të gjithë përpiqen të gjejnë fajtorë të tjerë, përveç atij që ka vjedh tokën dhe po shkatërron një pasuri të përbashkët turistike. Kaq mjafton të themi se këtë shoqëri dhe këtë pushtet e ka tredhur Sandri”