Partia Konservatore e Shqipërisë reagon ndaj kryetarit te Bashkisë Tirane Z.Erion Velia duke u demonstruar kundër Pedonales qe Bashkia e kryeqytetit do te realizoje me projektin Për rilindje te qendrës se metropolit. Konservatoret janë deklaruar gjithashtu kundër qendrës aktuale me reliev baritor ne qendrën historike te Tiranes. Ne një komunikate shtypi ata kerkojne:
1.Te rikthehet Bashkia e Vjetër.
2. Te ndërtohet Kisha katolike e Shen Gjergjit aty ku e kane kthyer paraardhësit tuaj ne gjysme grope ku as diktatura nuk beri shaka me themelet e projekt katedrales ku është sot heroi kombëtar.
3. Tirana ka domosdoshmëri METRO-je, jo pedonale betonuese dhe bunker 28 katesh. Kjo pedonale nuk ndikon aspak ne pastrimin e ajrit ne qendër te Tiranes pasi ky projekt do ndikoje negativisht ne rendimin e trafikut dhe për rrjedhoje ne thellimin e ndotjes se ajrit për qytetaret e Tiranes.
Duke ju falënderuar shpresojmë se do te mirëkuptoni reagimin tone si reagim i komunitetit te Tiranes si një komunitet Konservator.”