Nga Luan Kurti,
Turqeta burra! Top(e) lajmi për sot: “Laguna blu” e Qerretit është pushtuar nga Sandër Frangaj. As Sul Sulltani nuk ka bërë të tillë pushtim. Në hyrje të Lagunës do vihet një pllakë: “ Laguna e Klanit”. Një biznesmen i paska shkruar mesazh të shoqes se po e tradhton me sekretaren dhe kërkon mirëkuptimin e saj. Kjo ju përgjigj dashamirësisht: “vëri mend punës dhe mos fol në dorë se edhe unë në këtë çast po bëj seks me instruktorin e palestrës”… Dhe pas kësaj ata jetuan të lumtur! Në Janar do “prishet”… Qemal Stafa. I riu do quhet Arena Kombëtare. Qemali do shkojë t’u bëj shoqëri Heronjve të Vigut në Shkodër. Henri Çili i qetësoi gjithë fansat e tij kur tha se romani i Ben Blushit nuk duhet marrë seriozisht. Ai është fikshën. Vërtetë ka aty një personazh me emrin Henri, por mungon mbiemri dhe kjo ja bën “mu” që flitet për tjetër. Henri në roman drejton emision televiziv si Fevzo ( sa për ilustrim), por i vërteti drejton Europianin. Paloka paska deklaruar nga Kukësi se vetëm ndërkombëtarët mund t’i tërheqin nga testi i drogës. Pra pritet vetëm urdhëri i Doris Pack. Por mësohet se kjo vetë qenka shtruar për kurim në një klinikë për narkomanët. Tung shqipe!