Home KRYESORE Lefter Maliqi, Ti biem ” pragut” (qeverise) te dëgjoje “dera” (PD)…!

Lefter Maliqi, Ti biem ” pragut” (qeverise) te dëgjoje “dera” (PD)…!

Lefter Maliqi,  ish deputeti i partisë demokratike me një status te tij ne rrjetin social Facebook dëshiron te kritikoje performancen e opozitës duke “goditur” qeverisjen… Ja se ç’shkruan ai:

“Mobilizim,organizim,bashkim vlerash në PD! Miqtë e mi anëtarë e simpatizantë te PD,drejtues forumesh,degësh etj ,nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 25 vite që të kemi qeveri dhe të mos qeverisemi,që mos të ket asnjë ide e vizion për ta çuar përpara këtë vend, përkundrazi skandalet ndjekin njëra tjetrën . Fjala burg gjithë ditën,burg për energji,burg për tatime,burg për toka,burg për ndërtime.

Tani na ka dal dhe nje variant i ri ,burg dhe për simbole kombëtare, sic është rasti i Morines. A ka turp me të madh se kjo qe po ndodh,a ka ndodhur ndonjëherë kaq arrogance prepotente ndaj kujtdo, ndaj qytetarit,ndaj fshatarit,ndaj bujkut,ndaj peshkatarit,ndaj shitësit ambulant,ndaj dyqaneve ne lagje qe po u bëhen listat e borxhlinjve si librat ne bibliotekë,ndaj fakirëve qe mezi nxjerrin kafshitën e bukës duke shitur fruta e perime.

Por nuk mjaftohen me kaq ,tani janë sulur me te gjitha mjetet e forcat,polici e tatimor edhe kundra biznesit,duan ta rrjepin e ti marrin c’te mundin. Harrojnë se ky sektor privat mban me buke mijëra e mijëra familje ne Shqipëri. Vajmedet kush po na qeveris dhe ku po shkojmë. Po flasim gjithë ditën,por gjithçka bie ne vesh te shurdhër tek këta njerëz te paturp e pengmarrës te pushtetit ne Shqipëri.

Imagjinoni nuk ka ndodh ndonjëherë qe shoqatat amerikane dhe evropiane te biznesit, institucione ndërkombëtare si FMN e Banka Botërore te kundërshtojnë me zë e figure këto veprime skandaloze qeveritare nen emrin reforma. Prandaj miqtë e mi o sot o kurrë te ngrihemi ndaj këtyre zaptuesve te lirive njerëzore,ekonomike e juridike qe po e cojne këtë vend keq e me keq.

Te bej thirrje ty qytetar kudo qe te jesh neper Shqipëri qe po lufton për bukën e gojës dhe s’po te lëne rehat, ty bujk e fermer qe po te plaçkisin rrugëve tek sa shet ato patate, domate te kopshtit tënd për te siguruar jetesën, ty shitës ambulant cikërrimash ne rruge qe te kerkojne kas fiskale, ty mësues, mjek e infermier qe ju kerkojne te fusin me zor ne testime antiligjore, ti student qe ju kerkojne rritjen e tarifës se shkollimit etj etj,ju te tjerëve qe si alternativ punësimi ju afrojnë burgun, te ngrihemi te gjithë e ti largojmë këta uzurpatore,te bashkohemi rreth Partisë Demokratike si alternativa e rikthimit te shpresës se Shqiptareve..!

Debatet e brendshme të Partisë Demokratike le ti shërbejnë forcimit organizativ të Partisë,larg hatër mbetjeve me qellim qe te gjithë bashkë anëtare te rinj dhe te vjetër, kryetar dhe ish kryetar, deputet dhe ish deputet ,aktivist dhe simpatizant te punojmë për ta rikthyer PD në pushtet për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! “

Share: