Home KRYESORE Luiza Xhuvani kthehet si “Hamleti” tek publiku i Teatrit!

Luiza Xhuvani kthehet si “Hamleti” tek publiku i Teatrit!

Nga Artur Nura
Eshte e qarte se urrejtja, hakmarrja, dhimbja, mllefi nuk kane gjini! Kështu dhe, ish deputetja dhe kahe-razi e përgjithmonë aktorja Luiza Xhuvani kthehet ne skenën e Teatrit Eksperimental për te interpretuar një nga burrat me te famshëm te kohërave për hakmarrjen e tij ndaj se pamoralshmes brenda familjes mbretërore dhe tkurrjes njerëzore qe bën pushteti dhe etja për ta pasur atë.
A do te kishte një kthim tjetër me domethënës ne vëmendje te publikut se ky rol dramatik e tragjik për zonjën e Teatrit te skenës e cila provoi gjithashtu edhe teatrin e paskrupullt te politikes ne Shqipëri? Unë besoj qe jo! Zonja Xhuvani pervecse aktore shume e mire, tashme është dhe një grua qe duhet te jete bere, sipas konceptit shqiptar burrneshe! Po ashtu një nene e pathyeshme qe vuan edhe jetën e një biri, por padyshim edhe vdekjen e bijve te tjerë, pothuajse te ishte nena e tyre! Ajo është padyshim dhe një aktore shume e mire!
Roli hakmarrës i Hamletit djalë-burrë, padyshim për zonjën Xhuvani te teatrit është dhe një mundësi qe tu shpreh zemërimin e saj njerëzor nëpërmjet artit te saj ndaj jetës se padrejte, por pse jo edhe zonjave dhe zotërinjve te teatrit politik qe kurrë nuk konsideruan dhimbjen njerëzore te kësaj gruaje kryqëzuar nga te gjitha anët me dhimbje.
Sigurisht interpretimi e shkëlqyer i Hamletit, dhimbjes, vuajtjes dhe hakmarrjes se tij nga ana e zonjës-aktore Xhuvani mund te shihet edhe si një përgjigje për ata personazhe te teatrit politik te cilët folën publikisht duke kërkuar qe kjo grua-nene te mos kthehet ne skene!
Nese nuk besoni ne këtë interpretim timin personal, mjafton te shkoni nga data 10 tetor ne teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe te shikoni shfaqjen.

Share: