Home KRYESORE Lutfi Dervishi i sugjeron qeverise te bleje bicikleta…

Lutfi Dervishi i sugjeron qeverise te bleje bicikleta…

Gazetari Lutfi Dervishi qe shquhet per mendime fine ironizon kete hete qeverine “Rama” për blerjen e shtrenjte me parat e taksave te qytetareve makinat Jaguar për udhëheqjen e vendit tone te varfer! Vetem se gazetari qe jeton mes popullit nuk ka konsideruar “sigurinë” e ministrave te cilët edhe pse janë “sherbestare”, ata janë te distancuar nga njerëzit te cilët me sa duket i kane frike…Ja cfare shkruan Dervishi ne profilin e tij ne Facebook:

“Taksi ne vend te jaguar?

Per 22 makina, vetem per mirembajtje keshilli ministrave harxhon 636.392 Euro ne vit, e barabarte kjo me 29 mije euro per çdo makine! Vetem per mirembajte çdo muaj 2500 euro, per nje makine?!
Per 22 dite pune ne muaj, shuma 2500 euro do te mjaftonte qe te marresh taksi dhe te kesh çdo dite 160 mije lek per taksi! Dhe serish kursejme se nuk blejme karburant!
“Për më tepër, në raste defektesh, taksia zëvendësohet menjëherë dhe kostoja e riparimit apo zëvendësimit për shtetin shqiptar është zero”!

Imagjino sikur te perdoreshin biçikleta…ne fakt jetojmë ne një qytet aq te vogël sa mund te mos blihen as biçikleta, mund te ecet ne këmbe?!”

Share: