Nga Marsela Xhafa
Mëngjesi i kësaj dite më gjeti të trishtuar… Ti nuk je më… Po rrokulliset ditë pas dite plot dy vjet që sytë e mi nuk e shohin më fytyrën tënde… Nuk i degjoj me fjalet e tua te embla e lumturine qe ndieje kur te vija prane…
Kjo jetë është sa e vështirë po aq dhe e shpifur…Më ka sjell një mal me vështirësi e shtrenjta ime e unë duke u munduar e rropatur pas tyre …ndoshta dhe jam harruar… Por dhimbja që ti ke lënë pas …është e madhe…shumë e madhe Te shoh ne cdo te moshuar qe me rastis te shoh rrugeve..Mё ngjason se sa herё shoh shkarazi sytё e tyre shoh fytyrёn tёnde, sytё e tu…kujtoja momente nga femijёria ime aspak e lehtё …
Sot krejt ndryshe… I liroi vendin njё tё moshuare nё autobus dhe ajo me thotё njё fjalё, nje frazё qё kisha diku te njё vit qe veshёt e mi nuk e kishin dёgjuar Njё shprehje aq tё dashur pёr mua qё mё risolli nё kujtesё tek ti… “Tё keqen nёna” O Zot рёr njё moment mu duk se ishte ajo nena ime…e ëmbla ime… I buzёqesha…dhe zbrita pa thёnё asnjё fjalё.