Kete radhe reagon Mesila Doda ndaj pronuncimeve te deputeti socialist Ben Blushi. Pavaresisht qe nuk ja ka permendur emrin ketij te fundit duket qarte se deklaratat e Blushit e kane shqetësuar ne pikëpamje intelektuale dhe morale zonjën Doda deri aty sa i bledh te gjithe me termin Hiena te urrejtjes klasore nga e cila duket se palët nuk kane shpëtuar dot. Pas disa shkrimeve te cilat argumentuar ne mënyra te ndryshme qëndrimin e Ben Blushit ndaj personazhit te historisë pushkatuar nga regjimi komunist Lef Nosit për te cilin ai kërkoi ti rrezohet deri busti… Ja cfare shkruan deputetja Mesila Doda e cila nuk le jashtë prononcimit te saj edhe debatin e ndërtuar mbi kengetaren Alida Hisku:
A i keni vene re hienat? Çakej qe ulerasin e behen bashke sa here dikush i afrohet e don te gervishte te verteten…
Eterit e kombit, firmetaret e pavaresise vazhdojne te denohen me litar ne perjetesi. Grate qe guxojne te hapin gojen per te treguar çkane pare e hequr ne kurriz te tyre, ne qelite e ferrit qellohen me gure ne publik e me pas struken ne friken e se kaluares…Çfare kombi jemi qe nuk çlirohemi dot nga urrejtja, nga e keqja, nga dhuna e se djeshmes. Cfare qenjesh mund te nderojne te ligen si heroike dhe te poshterojne heroin si ligësi…Â Une nderoj firmetaret e pavaresise, ata burra qe mostrat e komunizmit i varen, vrane dhe i trajtuan si tradhetare. Une nuk pranoj dot qe krimi dhe kriminelet te trajtohen si heronj, ndersa viktimat te trajtohen si tradhetar a si te cmendur. Zgjedh te mbetem ne anen e tyre.