Home KRYESORE Ministrat dhe sindroma e analizimit te pyetjes…

Ministrat dhe sindroma e analizimit te pyetjes…

Gazetarja Evis Nasto sot ne profilin e saj ne Facebook ironizon analizën qe i bëjnë përgjithësisht ministrat pyetjeve te gazetareve ne vend qe ti japin përgjigjen për cfare u kërkohet. Ja si e përshkruan Nasto këtë shmangie nga përgjigjja dhe përgjegjësitë :

“Te gjithë ministrat e deputetet e mazhorances i ka zëne sindroma e analizimit te pyetjes se gazetareve sa here qe nuk dine cfare pergjigjie te japin. Zotërinj te nderuar meqë jeni gjithë “mend” dhe iu duket se merrni vesh nga gjithçka, duhet te dini qe atributi i pyetjes, sado naive te tingëllojë, mbetet ekskluzivitet i gazetarit. Ju keni mandatin e përgjegjësive për t’u përgjigjur ose për te heshtur. Thjesht evidentoni padijen tuaj kur zhvlerësoni me arrogance pyetjen. Kaq e thjeshte është kjo gjë!”

Share: