Home KRYESORE NDRYSHIMET E QEVERISË ME SHUMË VONESË

NDRYSHIMET E QEVERISË ME SHUMË VONESË

Kohë më parë kam shkruar disa herë rrjesht dhe kam tërhequr vëmëndjen se duhet ndryshuar qeveria. Nuk e kam hallin tek emrat por tek metoda punës,stili dhe përformanca që kanë paraqitur deri më tash disa prej antarëve të qeverisë.Po të kemi parasysh dhe fenomenin korrupsion,emrat e lakuar të ministrave,ndryshimet bëhen dhe më të domosdoshme.
Argumentat që do të sjell janë të shumta por unë do të nënvizoj ato më kryesoret.
Në Tatime nuk janë realizuar të ardhurat e planifikuara dhe deficiti ka ardhur në rritje.Lufta kundër informalitetit duhet të kishte filluar me kohë dhe inspektoriati i punës nuk e ka bërë detyrën që ka me ligj.
Në dogana nuk janë realizuar të ardhurat e planifikuara,ka evazion të madh dhe korrupsion gjithashtu.Kjo vërtetohet lehtësisht sepse mallrat që janë produkt të akcizës edhe pse sasitë janë rritur,të ardhurat rezultojnë më të vogla.
Është rritur papunësia,nuk janë hapur vënde të reja pune sipas premtimeve,përkundrazi vëndet e punës janë reduktuar.Politikat për nxitjen e punësimit ka rezultuar pa sukses.Shërbimi Kombëtar i Punës e paaftë për të kryer misionin e vet që ka me ligj.
Paketa fiskale për biznesin e madh duhet të rishikohet.Politikat shtërnguese ulin efikasitetin e biznesit e për rrjedhojë shteti nuk arkëton të ardhurat.Duhen politika të tjera që ta nxisin realisht biznesin.
Ligji urbanistikës duhet të rishikohet me shpejtësi dhe kështu të ç’bllokohen lejet e ndërtimit.Bllokimi i lejeve përpos dëmit që kanë firmat e ndërtimit,ka lënë dhe pa punë mijra njerëz e familje. Kjo për zonat e mëdha urbane si Tirana,Durrësi,Elbasani,Vlora,Korça,Fieri.
Lufta ndaj korrupsionit është bërë parciale dhe jo atje ku duhet.Populli është i pakënaqur me rritjen e çmimeve,tarifave dhe shërbimeve.
Vazhdon odiseja e konçensionimit të ekonomisë pa patur parasysh efektivitetin.Edhe ato shërbime në shtet që janë me fitim,po jepen me konçension për qëllime klienteliste.
Ekonominë e Shqipërisë,Ndërtimin dhe Punët Publike,Transportin dhe Infrastrukturën,sistemin energjetik dhe veçanarisht industri e miniera,Shëndetësinë, pavarsisht se janë sektorë politik,e drejtojnë njerëz jashtë profilit dhe pa asnjë formim politik e profesional.Disa nga antarët e qeverisë janë treguar të pasinqertë në jetëshkrimet e paraqitura.
Përformanca e nëpunësve të lartë nëpër aparatet e ministrive është e dobët pse jo dhe pa nivel sepse janë marrë në poste kyçe njerëz me diploma të dyshimta,diploma të trukuara,militantë partie dhe jo profesionistë.Kjo ka çuar sigurisht në rezultate të dobta të qeverisjes.
Sistemi shëndetësor nuk ka qënë kurrë më keq se sa sot.Spitalet të krijojnë përshtypjen e thertoreve ose të shesheve të mitingjeve.Kjo sa i takon kryeqytetit se të shkosh në rrethe vë duart në kokë.Propaganda se gjoja pacientët po marrin shërbime nuk mjafton për ti mbyllur gojën popullit.
Deklarata e zotit Rama se nuk do ndryshojë qeverinë në këtë situatë të rënduar ekonomike më duket e çuditshme.Sidoqoftë le të presim se çfarë do të ndodhë.

Share: