Home KRYESORE Ne nuk jemi Ivane!

Ne nuk jemi Ivane!

Gazetari Pandi Gjata bën apel për qytetari dhe përdorim arsye ndaj ndeshjes Shqiperi – Serbi nesër ne Elbasan Arena. Ja se ç’shkruan ai ne profilin e tij ne Facebook:

“Miq! Eshte momenti qe te jemi me këmbe ne toke, sidomos këtu ne rrjetet sociale ku edhe pergjithesisht na ndodh tërbimi I madh, e bejme thirrje për gjithçka. Nesër është një ndeshje futbolli. Te kontribuojmë secili për fitoren dhe jo ti japim ushqim serbeve qe kane jave qe paralajmërojnë skenarë për atë qe do te ndodhe nesër ne Elbasan apo Shqipëri. Eshte moment t’u tregojmë se jemi ndryshe. NE NUK JEMI IVANE. Duhet te mbështesim kombëtaren ne fushe dhe pastaj te festojmë. Asgjë tjetër nuk na duhet dhe nuk na shërben.”

Share: