Home KRYESORE Nevojitet debat publik për Koncesionet!

Nevojitet debat publik për Koncesionet!

Nga Zef Preci

NJE KONTRATE KONCESIONARE E DISKUTUESHME OSE PERSE DUHET DEBAT PUBLIK DHE PROFESIONAL RRETH KONCESIONEVE NE SHQIPERINE E SOTME

Askush nuk ka perse te veje ne dyshim vullnetin e ekzekutivit per te permirsuar sherbimet publike sidomos ato baze ku futen edhe shendetesia dhe arsimi. Me kete optike prisja edhe perfundimin e nje tenderi, ne fakt zyrtarisht konsiderohet si kontrate koncesionare, e cila sapo eshte bere publike nga BIRN ne lidhje me sherbimin e hemodializes ne QSUT. Eshte ne natyren dhe permbajtjen e gazetarise investigative te ngreje dyshime rreth vendim-marrjeve te tilla, sepse per profesionalizmin e BIRN askush nuk duhet te kete dyshime… Ne kete rast, BIRN ngre shqetesimin per mungesen e pervojes se kompanise, per lidhjet e dyshimta te fituesit ne fjale me nje spital privat ne Tirane, etj.

Duke mos paragjykuar perzgjedhjen alla-shqiptare te Ministrise se Shendetesise, por me deshiren qe gjithcka te jete sipas ligjit, kerkova dhe gjeta nje model te ngjashem te ofruar nga Banka Boterore (shih web link ne fund te ketij shenimi), por qe pertej dyshimeve te BIRN me shtoi dyshimet lidhur me “koncesionin” ne fjale. Pavaresisht dyshimeve te mija, ftoj gazetaret e BIRN, organizatat e shoqerise civile qe pretendojne se monitorojne transparencen, mireqeverisjen, anti-korrupsionin si dhe pale te tjera te interesuara qe te njihen me modelin e meposhtem te ngjashem te Rumanise si dhe te thellojne analizat lidhur me ngjashmerine dhe ndryshimet midis ketyre dy rasteve duke perfshire edhe vleren e kontrates kundrejt numrit te popullsise ne secilin vend, numrin spitaleve te perfshira, kushtet specifike dhe monitorimin e kontrates, si dhe menyren e financimit. Paraprakisht cmoj se kontrata shqiptare eshte dhene per nje periudhe tejet te gjate kohe, dhe se menyra e financimit eshte si nje tender i rendomte, gje qe e bart teresisht riskun ne anen e pales shteterore duke dale nga koncepti ligjor i koncesionit, dmth thjesht permes nje sherbimi “outsourcing” po konturohet nje monopol fitimprures i ri ne sherbimin shendetsor te vendit. Ndersa per kapacitetin e firmes dhe lidhjet e interesave rreth saj le te hetoje shtypi, ndonese askush qe eshte i pergjegjshem perballe detyres nuk mund te pranoje kollaj qe nje kontrate kaq e madhe ti jepet nje kompanie qe nuk ka asnje pervoje ne kete fushe, qe eshte themeluar me 1000 dollare dhe mbas dy vjetesh merr nje kontrate 100 milione dollare alla-Diveroli i fishekeve te Gerdecit famekeq… Natyrisht nese e gjithe kjo nuk eshte nje “pasarele” per te cuar sherbimin (dhe milionat e Eurove qe do te dalin nga buxheti) “atje ku duhet…”

Sa i takon agjencive ligjzbatuese sic eshte Autoriteti i Konkurrences – agjencia anti-monopol qe personalisht kam drejtuar ne fillimet e veta, mendoj se ato duhet te japin opinionin e tyre dhe nese konkludohet se kjo kontrate, perderisa mbulohet 100% nga buxheti i shtetit nuk eshte koncesion (risku financiar eshte zero), te veprojne per te bere punen e tyre dhe per te ndihmuar Kuvendin e Shqiperise qe te mos krijoje nje monopol tjeter me ligj dhe ne dem te interesave publike.

Nisur nga shkrimi i BIRN, nese eshte e vertete qe kontrata eshte “sekret” personalisht mendoj se kemi te bejme me rast te dyshueshem per korrupsion dhe abuzim me interesat publike, dmth me dyshime per nje skandal. Kjo do te thote se nisur nga shkrimi ne fjale i BIRN organi i akuzes dhe KLSH kane gjithe hapesiren e nevojshme ligjore per te ndermarre veprimet procedurale perkatese.

Share: