Home KRYESORE Media ne ditën e fitores se kombëtares…!

Media ne ditën e fitores se kombëtares…!

Festë ngado! Ekipi kombëtar i futbollit u kthye ne Atdhe dhe mbare populli, i madh e i vogël kane dale te entuziazmuar ti presin heronjtë e ditës! Ne krye te ekipit Armando Duka dhe Gianni de Biasi dhe pastaj çunat… Presidenti i Republikës dhe Kryeministri ne garë kush ti presë me parë e më mirë. Kush te marr me shume nga vëmendja Mediatike dhe po-puliste.! Lajmet thonë se nuk dihet akoma nëse kryeministri do jete ne Rinas ose jo për ti pritur. Ja Ai “cuditerisht” shkoi dhe i priti tek shkallet e avionit! Te tjera lajme thonë qe presidenti ka shtyrë orën e dekorimit te heronjve te Ekipit Kombëtar! Fjalën e rastit sigurisht kryeministri Rama me analizën e tij mbi sportin e futbollit si element i politike-bërjes. Presidentit Nishani mezi po pret ti vije radha! Te gjithë veshur kuq e zi, sa”Aleanca e Kuq e Zi” është bere xheloze dhe po reflekton si ta kompensoje këtë situatë. Kuq e Zi është vetëm diviza jone, thuhet ka deklaruar Kreshniku i kësaj Aleance! Lajmet nga qytetet e përmbytura dhe deklarimi i pafajshëm ish guvernatorit te Bankës se Shtetit, nuk i dëgjuan sa duhet as nga te përmbyturit dhe as nga ata qe kane protestuar me dite te tera te gjata për dorëheqjen e Fullanit nga guvernator. Nje burim thotë se ky i fundit i është bashkuar entuziast festimeve.. Edhe opozita hesht për zhvillimin e fundit nga fronti i Drejtësisë…! Për “happy end”, duhet thëne se këto tre lajmet e fundit nuk u injoruan aspak ne rrjetet sociale!

Share: