Sot në Hotel “Tirana International” (15 katëshi), u mblodh tryeza e Partive Politike të të gjitha krahëve të politikës të cilët janë prekur nga kodi zgjedhor aktual qe penalizon kryesisht dhe qartazi partitë jo parlamentare. Â Mbi 20 parti te cilat përfaqësojnë mbi 300 mije vota ranë dakord për të realizuar këtë tryeze çdo muaj. Tryeza permanente e përmuajshme do konsistojë së pari në ndryshimin e sistemit zgjedhor, administratës zgjedhore, teknologjisë zgjedhore, por dhe që do çoje dhe zërin e qytetarëve që përfaqësojnë në të gjitha nivelet për të gjitha reformat apo dhe të tjera.
Pjesëmarrja ne këtë organizim ishte me e madhe nga sa pritej fillimisht dhe aty spikaten parti te te dyja kaheve politike, parti te reja dhe nga ato tradicionale dhe u vendos qe kryetari i Aleanca Demokratike z. Eduart Abazi te jete koordinatori i kësaj tryeze politike. Ndërsa kryetari i Partia Forca Rinia, z. Dritan Broka u vendos te jete sekretar politik i këtij organizimi përfaqësues i mbi 20 partive politike te cilat kane qene pjesëmarrëse ne zgjedhje dhe kane dale prej tyre te penalizuar për shkak te Kodit Elektoral aktual. Ja cfare vendosi takimi i sotem:
Rregullimi i sistemit zgjedhor
Reformim te administratës zgjedhore me synim de-politizimin e plote te saj
Futja e teknologjisë dixhitale ne procesin e votimit dhe te numerimit simbas standarteve europiane
Rishikimi i menyres se financimit te Partive Politike
Rishikimi i akseseve te barabarta te Partive ne Media.
Përfshirja e emigranteve ne votime ne zgjedhjet e ardheshme.
Partitë pjesëmarrëse rëne dakord te takohen periodikisht duke ftuar dhe duke qene te hapur per subjektet e tjera politike.
Burimeve te ndryshme konfirmojnë se koordinatori i kësaj tryeze politike se fundmi ka patur një takim in-formal me ambasadorin amerikan ne Tirane z. Donald Lu ku është diskutuar si roli i partive te vogla te jete me efektiv ne zhvillimin e demokracisë funksionale ne Shqipëri. Ambasadori se fundi ka patur qëndrime kritike ndaj shumicës qeverisëse, por edhe partisë me te madhe te opozitës.