Artisti dhe ish politikani njëkohësisht ish ministri shqiptar i Maqedonisë Sulejman Rushiti nëpërmjet një statusi te publikuar ne profilin e tij ne Facebook tregon celsin e ndryshimit te politikes shqiptare andej dhe këtej kufirit te shteteve te Ballkanit ku jemi aktor dhe faktor! Ja cfarë shkruan ai:
“Të gjithë ata që janë të pakënaqur e të zhgënjyer me politikën, kur më pyesin a do të ndryshojë gjendja, u them që ata duhet të angazhohen që të ndryshojë! Të zgjedhin nga partitë e reja, atë e cila mendojnë se është më e afërt me bindjet e tyre dhe të angazhohem fuqishëm. Nëse do të angazhohen të gjithë “të tepërtit” për partitë ekzistuese, ndryshimi do të vijë më shpejt! Politika, për fat të keq, ndryshohet vetëm me pjesëmarrje!”