Profesori i njohur i Veterinarisë Kristaq Berxholli ne cilin e tij ne Facebook”Hapu dhe te futem”ku ne vazhdimësi kritikon me ngjyra ironike element te jetës publike sot trajtonte Kreshnik Spahiun e “Aleancës Kuq e ZI”. Ja se cfare shkruan Berxolli:
“Kur degjoja ate mo, kryetarin e AK( partise), mu kujtuan fjalet e pjeses teatrale, pallati 176. E si thosh ai atje : Si jane bere keta njerez keshtu xhanem?. Edhe une keshtu them per kete kryetar kur bertet: Sot nuk ka asnje gjyqtar a prokuror ne burg, nuk ka asnje te shkarkuar e denuar, nuk ka e nuk ka etj etj perralla si keto. Po mire o Kryetar, o Kreshniku i maleve tona shekullore, me ti jam dhe une, por qe te jem tamam tamam dua te me qartesosh nje gje. Me duket se nuk e kam gabim, se tamam zoteria jote, dikur dikur, jo shume larg ne kohe, ke qene numuri 2 i kupoles se drejtesise shqipetare, por a mund te na thuash zotrote sa gjyqtare ke futur ne burg, po prokurore?, po sa ke shkarkuar nga detyra, sa ke transferuar me ulje ne detyre? etj etj. Me sa me kujtohet, ne mos e kam jangllesh, asnje. Epo rri urte a i vrare e mo na shit dengla. Mos u kerko llogari te tjereve, kur vete ske bere azgje. Per kete gjendje te drejtesise shqiptare edhe ti si 1 dje apo 1 i vendit sot, keni pergjegjesine tuaj. Folni me se pari per veten tuaj, tregohuni te sinqerte per ate qe s’keni bere, mandej u thoni te tjereve se pse s’keni bere gje. Mbase keshtu do te lahen gjynahet e do jeni “qelibar” e shkuar “qelibarit”. He te keqen vellai jot o Kreshnik.”