Nga Dom Gjergj Meta
Ne jeten time jane dy personazhe qe me terheqin jashte mase dhe me ngjallin simpati: Idioti i Dostojevskit dhe Don Kishoti i Cervantes-it. Ka dy aresye pse me terheqin:
1. Sepse ato e kane pernjimend gjithcka qe thone dhe bejne;
2. Sepse ma kujtojne kete permase kaq te rendesishme per vertetesine e jetes.
Ndaj ketyre dy personazheve ka dy sjellje me pasojat perkatese:
1. I ironizon dhe kjo eshte menyra me e mire per te mos degjuar zerin akuzues brenda vetes per veten. I ironizon, sepse ata te kujtojne “humbjen e pafajsise”.
2. Ose ben autoironi dhe buzeqesh duke i lene hapesire Idiotit dhe Don Kishotit brenda vetetes, atij qe te perket ty, qe je ti vete dhe qe nuk do te shqitet gjithe jetes.
I pari eshte qendrim frustrues, i dyti edhe i gjithi shendet!