Nga Artur Nura
Puthjet e vajzës time…
Janë, ashtu si i dua.
Të ndjeshme, të mjalta,
të bukura, të arta.
Puthjet e saj janë si zemra,
të qelqta.
Kur ajo mi jep,
kthehen në të paharrueshme ndjenja.
Për puthjet e saj
uroj të mos kem, kurrë mall.
Por sigurisht e di…
Jeta, nuk është përrallë!
E ndërsa ajo më puth,
unë vargëzoj këtë çast
që të lexohet,
kur e sotmja të jetë larg.
Unë ndoshta gjysh,
ajo mama…!