Nga Ylli Dylgjeri
Kush e përdhunoi Alida Hiskun? Lexova sot një intervistë të këngëtares A.Hisku dhe mbeta disi i befasuar për mungesën e fakteve në prononcimin e saj.
Si shumë të tjerë e kam jetuar edhe unë atë kohë… Por, pas 25 vjetëve mendoj se dosjet hapen edhe me ligj. Zonja Hisku, edhe pse me mungesa në kujtesën e saj thotë sërish se: Më kanë përdhunuar- po se mbaj mënd??? Mundet të besohet pas kësaj humbje kujtese?
Ndaj, si opinion sot, kërkojmë të dimë edhe për hir të transparencës se :
Kush ishte hetuesi yt?
Për çfarë figure krimi akuzoheshe?
Kush ishte emri i prokurorit që e mbrojti akuzën në gjyq?
Cilët ishin dëshmitarët e akuzës?
Sa u dënuat në shkallën e parë?
Po në shkallën e dytë?
Sa u dënove dhe në cilin kamp e kreve dënimin?
Flet për internime…
Sa vjet dhe ku ishe në internim?
Janë përgjigjet e këtyre pyetjeve që
do bindin lexuesin për vuajtjen tuaj të vërtetë.
Nese ke vështirësi, mund ti drejtohesh për informacion Ministrisë së Drejtësisë, Shoqatës se ish Persekutuarve, Institutit të ish te Përndjekurve, etj.