Home KRYESORE Rama dhe Meta vizita antiamerikane ne USA…

Rama dhe Meta vizita antiamerikane ne USA…

Nga Basir Collaku

Rama dhe Meta pas vizitave ne SHBA, produktit anemik atje, do te kishin dashur me mire te mos kishin shkuar. Pas mungeses se axhendes ne Departamentin e Shtetit, intervistave nervoze dhe te deshtuara ne Zeri i Amerikes, shtohen lajmet per pasurite e tyre pa themele ligjore. Vellai i KM na mbin ne nje koncension per nje zone te lire ne Spitalle me ca miq kraheqafe kineze, ende pa u shuar jehona e raportit 200 milione euro, te OSBE. Metes i shperthejne online sarajet si te sheikeve,.

Duket se pragu i pushtetit dhe parase kane nisur te mos jene me ne harmoni me heshtjen dhe kane buruar problemet ku strehohet abuzimi dhe dyshimet e shumta per shkelje, korrupsion dhe vjedhje. Ambasadori amerikan Donald Lu, nuk ka rene dakort asnje sekond me salltanetet e veshura te politikes e pushtetit. Nervozizmi i pushtetit ka sjelle replika te mazhorances edhe me Dhomen Amerikane te Tregtise dhe Industrise, kreun e saj Mark Crouford, teksa ai shprehej se agresiviteti i luftes ndaj informalitetit po prodhonte reaksion te kundert. Dy votimet e perfaqeduesve te qeverise shqiptare ne OKB kane qene si kurrehere ne keto vite kunder asaj çka votuar USA. Koka menjane nga lindja e mazhorances ka sjelle teka te fryra edhe nga pasuria…

Por siç ndodh gjithnje, heret apo vone tollumbacja qe vetem fryhet, do te pelcase..heret apo vone do te ndodhe. Keshtu ngjau ne keto vizita amerikane te Rames dhe Metes qe do kishin dashur me mire te mos kishin ndodhur..sesa te ishin thjesht turiste ne vendin ku enderronin te vidhnin pak vemendje zyrtare, te cilen nuk e mundesuan dot, paçka se lobingjet prane qeverise anerikane, mund te jene shendoshur nga klientela e tyre shqiptare. Si rralle here ne keto udhetime drejt SHBA, kryeministri dhe kryeparlamentari u nisen me te forte nga Tirana dhe u kthyen me te dobet nga Uashingtoni.

Rama dhe Meta duken si ne gare kush te kape ndonje zyrtar emershquar ne Bruksel dhe Uashington e ti rrembejne ndonje foto per te shtyre ditet e marketingut ne Shqiperi. Por eshte ekonomia…dhe nese e fut te gjithen ne xhepin tend atehere ajo do grise shume gjera. Perpjekja e krereve te mazhorances, per te bere krushqi ekonomike dhe politike, me ruse dhe kineze duke tentuar xhelozi amerikane eshte nje rreshkitje per te mos u ngritur. Shko ne Amerike dhe jep investime kinezeve, gjeorgjianeve, serbeve apo ruseve..Dhe kur ndihen te pickuar nga pamundesia luten me surrat nga shtatorja e lirise. Rama e Meta do kishin dashur me mire te ishte mundesi tjeter vizita per ne USA sepse kto qe ndodhen i sollen lakuriq ne atdhe..Ndaj shqiptaret kane nisur ta degjojne Zerine Amerikes njelloj me intensitet e padurim si ne fshehtesine e paraviteve 90 duke besuar se koha do te perserise vetveten..

Share: