Home KRYESORE Serbet planifikojne sulme ndaj Kosovës…?!

Serbet planifikojne sulme ndaj Kosovës…?!

Gazeta NewBorn ben me dije se Policia e Kosovës ka kaluar “alarmi i kuq” dhe janë rritur masat e sigurisë rreth objekteve të Kishës Ortodokse në Kosovë. Ne Patrikanen e Pejës dhe Kishen e Graçanicës te cilat janë objektet e kultit ortodoks, tashme shihet prezenca e policisë së Kosovës, e cila i ka shtuar masat e mbikëqyrjes së rregullt. ndërkohe Lajmi.net thote se këto masa sigurie u janë shtuar si nevojë Policisë së Kosovës për shkak të posedimit të informacioneve, se pas rekomandimit të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranim të Kosovës në agjencinë më të rëndësishme të OKB-së, struktura të sigurisë së Serbisë po planifikojnë vetë të ndërmarrin sulme kundër Kishave Ortodokse në Kosovë.

Media Kosovare thone se sipas informacioneve që posedon Policia e Kosovës, grupe të caktuara të serbëve janë duke u organizuar për të shkruar edhe grafite me përmbajtje ekstremiste fetare dhe nacionaliste në muret e disa prej objekteve të kultit serb, për t’i përdorur pastaj këto në propagandën e tyre si reaksione të shqiptarëve dhe për të arritur efektin e pritur pengues të anëtarësimit të Kosovës.

“Situata pritet të tensionohet dhe të jetë më problematike deri më 18 nëntor, kur edhe pritet të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, sepse në këtë periudhë mund edhe t’i materializojnë këto tendenca dhe ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës. Kemi urdhër që gjatë kësaj periudhe t’i monitorojmë edhe hyrje-daljet e pelegrinëve ortodoks dhe të tjerëve nëpër kisha ortodokse”, thonë këto burime brenda policisë për lajmi.net….

Share: