Home KRYESORE Problemet janë te komplikuara, por zgjidhjet janë gjithmonë te thjeshta…

Problemet janë te komplikuara, por zgjidhjet janë gjithmonë te thjeshta…

10th May 2002 Visit to NATO by the Prime Minister of the Republic of Albania, Mr. Pandeli Majko. Left and right: Press Point NATO Secretary General, Lord Robertson and Mr. P. Majko.

Nga Pandeli Majko

Shenimi 1: “Problemet gjthmone jane te komplikuara por zgjidhjet jane gjithmone te thjeshta”. Kjo eshte nje thenie e lexuar reshkitas ne nje aeroport nderkombetar ku po vrapoja tranzit per te kapur avjonin tjeter. Ironikisht mu duk shpejgimi me justifikues sa dhe cinik i asaj qe shoh e degjoj…

Kosova se shpejti do te jete me Gjykate Speciale. Ne Maqedoni diskutohet per nje prokuror special. Ne Shqiperi, kriza e drejtesise legale ka sjelle diskutimin e nje “Gjykate Speciale” per korrupsionin e politikes… Pa dorashka, kjo qe po ndodh po i vetevendos shqiptaret nen nje “rregjim special”. Ata po jetojne nen ombrellen e shteteve te cilat jane afer konsiderimit si te “deshtuara”.
Po jetojme nje kohe te perbuzjes absurde te vetvetes. Jemi nen nje goditje paskrupuj te asaj cfare jemi e cila rrezikon te kthehet ne nje krize kombetare. Perserisim deri ne keqkuptim, gabimin e vjeter te mosshpejgimit te hapesires midis realitetit dhe aspirates. Jemi duke u vetefajesuar dhe ulur veten edhe ne detaje qe nuk kane te bejne me cilesite e shqiptareve. Po kalojme nje “sezon” dyshimesh qe nxiten nga politikanet e “thare” te nje kohe qe po mbaron.
Shenim 2: Kuvendi i Kosoves eshte kthyer ne nje teater ku shqiptaret po zihen per raportin qe shteti i dyte shqiptar ne rajon do te kete me minoritetin serb. Nuk eshte nje debat midis shumices shqiptare dhe pakices serbe. Eshte nje loje nervash midis shqiptaresh.
Ne Maqedoni “sherri” i shqiptareve eshte stanjativ. Ai zhvillohet mbi bazen e faktit se kush eshte me i “kualifikuar” per te bashkeqeverisur vendin me maqedonasit.
Ne Shqiperi debati politik thuajse nuk ekziston. Ai eshte thjesht nje tablo e kthimit te mardhenies me publikun si qellim me vete.
Thuajse per te gjithe politikanet shqiptare te rajonit, batuata ka zevendesur kuptimin e fjales ne politike. Humori dhe ofendimi jane bere matesi i politkeberjes shqiptare.
Shenim 3: Kriza e konsumizmit dhe humbja e moralizmit ne “luften” per mireqenie jane fenomene qe demokracite burimore i kane zbuluar perpara nesh. Ate mund ta jetosh ne menyra te ndryshme edhe si kritik apo mercenar, si virus por edhe si mbrojtes, si justifikues apo korigjues. Liria na ka dhene zgjedhje por edhe cmim. Ajo te jep formen qe ke dhe jo ate qe pretendon.
Shenimi 4: Kemi nevoje per gjykates dhe prokurore te ndershem. Kjo ka te beje me drejtesine e shkruajtur.
Me drejtesine e pashkruajtur jemi edhe me keq. Ajo lidhet ne raportin qe kemi me te verteten dhe veprimin e saj. Ky eshte udhekryqi yne. Ai nuk eshte ofendues sepse eshte njerezor.
Shqiptaret ne Prishtine rrezikojne te ngrene nje “rregjim” te shqiptareve mbi shqiptaret per te drejtat e minoritetit serb. Nuk ka qene ky qellimi i lirise ne Kosove. Nuk ka qene ky qellimi i negociatoreve ne Bruksel. Nuk besoj se eshte nje loje e sofistikuar per te bllokuar krijimin e Gjykates Speciale…
Ne Kosove po keqkuptohet lidhja e politikes me pasionin e lirise per te vepruar. Kjo qe po ndodh ju ngjan kengeve per trimeri kur trimi ka vdekur. Kemi haruar se jetojme ne nje kohe tjeter, kur “trimi” nuk vdes dhe procedura eshte matesi i vertete i asaj qe vendoset. Jetojme ne kohen e “kenges” ku trimin e “vret” gabimi.
Kosova si shtet apo nenshtet, statusi i Prishtines si produkt ose nenprodukt jane ne dore te Gjykates Kushtetuese ne Prishtine dhe jo te bombave tymuese ne sallen e Kuvendit.
Perulesisht perballe Gjykates Kushtetues te Kosoves ndodhet nje kerkese e rende sa 100 vjet histori. Ajo eshte kerkesa e shpetimit te brezit te shqiptareve qe nuk kane lindur akoma! Tu jape ketyre te fundit te drejten te ndihen te barabarte me serbet e se nesermes.
“Problemet gjthmone jane te komplikuara por zgjidhjet jane gjithmone te thjeshta”. Kjo fjali aeroportesh me duket here si keshille e here si ngushellim per ata qe humbasin avjonin…
Gjykatesit sot jane zedhenesit e vetem te paqes apo konfliktit qe po vjen per ne shqiptaret. Lufta per liri kerkoi heronjte kurse shteti kerkon gjykatesit e vet. Pertej Gjykaten Kushtetuese ekziston vetem zoti. Jemi ne doren e gjykatesve. Sigurisht!

Share: