Home KRYESORE Shikimi…

Shikimi…

Nga Perparim Kabo

Si rrymë ajri malli i grimcuar
vrapon
Unë mbetem në duart e tua prej ajri
i pafuqishëm
Qafosem me ditët tona ndarë nga
vetmia
Tretem në retinën e ditë-netëve
pa emër
Shikimi yt më pret në pragjet
e heshtjes
Kur mrinj, prej së largu e ndjej si tendoset
qafa e bukur
Padurimi i nderë i shikimit tënd
krejt i veçante
si dikur
Kur shikimet tona përqafoheshin
me muzike
ditësh e netësh pa numër, pa data e emra.
Tani shikimin tënd e kam brenda meje
me të gjej udhët e pa njohura
të ditëve të mia të pasme
Shikimi yt e mban bukur verbërinë e
dashurisë sime
në një koreografi siluetash
që puthen si dikur !

PK 25 Tetor 2015

Share: