Home QASJE QE BEN LAJM Shkurt për patriotizmin shqiptar.

Shkurt për patriotizmin shqiptar.

Nga Teuta Nunaj

Aftmosfera e pragndeshjes Shqipëri-Serbi riktheu në diskursin tonë të përditshëm të qënurit patriot. Shkruesit e opinioneve për këtë temë mendoj se janë ndarë në dy grupe të mëdha: ata që e shprehin qenien e tyre patriot përmes fotove me flamurin kombëtar, përmes fjalëve apo simboleve kombëtare. Të tjerët, komentojnë nëse janë apo jo shqiptarët patriot? Ndeshja e sotme si dhe çdo ndeshja e kombëtares sonë të futbollit na rikthen në mënyrë automatike vështrimin dhe vëmendjen te simbolet tona. Po këto situata nuk na bëjën që ta duam edhe më shumë vendin, por vetëm të shfaqim dashurinë që kemi për të. Si ai fëmija që i thotë nënës së tij që të kam shumë xhan, kur është pranë saj apo në një ngjarje të saj, si ditëlindja. Por jo se në atë moment e do më shumë se në një tjetër kohë.


Të jesh patriot, do të thotë me fjalë të thjeshta por shumë kuptimplote: të duash vendin tënd. Unë mendoj se shqiptarët e duan vendin e tyre dhe këtë e dëshmojnë në forma, përmasa dhe kohë të ndryshme, dashuria është indviduale dhe jo kolektive. Por, në këtë rast nuk duhet të ngatërrojmë të qënurit patriot dhe faktin, nëse i kryejmë apo jo ne detyrat tona si qytetarë. Ndaj, le t’i lemë ta shprehin dashurinë në mënyrën e tyre, dashuri që nuk sjell dëm.

Share: