Home KRYESORE Shpërthen Dom Gjergji, për reformën ne Drejtësi!

Shpërthen Dom Gjergji, për reformën ne Drejtësi!

Nga Dom Gjergji

Nuk ka reforme ne drejtësi pa reformim te brendshëm! – Nuk mund te heshtet me!

Drejtesia sot me duket reforma me e rendesishme, ajo qe na prek te gjithe qytetareve nga afer. Akuza ndaj padrejtesive sociale ze nje vend te kosiderueshem ne Bibel, madje eshte vete esenca e profetizmit biblik. Padrejtesia lyp hak perpara Zotit. Gjykatesit e padrejte dhe te korruptuar, qe i bien ne qafe te pambrojturit dhe te varfrit, dënohen ashpër ne Shkrimin e Shenjte.

Shtrohet me urgjence një reforme e tille sidomos një reformim ne mendesine me ligjin qe nuk do te thotë FRIKE NGA LIGJI (kjo quhet diktature ose shtet policor), por bindje ndaj ligjit.

Korrupsioni është galopant ne këtë hallke kaq te rendesishme te shoqerise. Nuk mund te heshtet përballe një prokurori apo gjykatësi qe te kërkon pa piken e turpit nëpërmjet sekserëve para për një lirim nga burgu, e ky lirim ndodh sapo eshte dhene zarfi.

Ndaj, nese duan te mbahen mend per ndonje gje politikanet e sotshem, oburra te bejne reformen e cila me se pari do te thote ta shkepusin drejtesine nga vetvetja. Vetem kur politika do ta shkepuse drejtesine nga ndikimi i vet do ta kete me te lehte ta shkepuse edhe nga ndikimi i krimit.

E kuptoj qe duhet kurajo civile e ndoshta ka kosto per shume legjislatore te sotshem, sepse do t’u duhet te humbin privilegje apo fijet e kontrollit qe kane mbi drejtesine, por duhet ta bejne kete gje per hir te se ardhmes, te femijeve e nipave, per hir te Shqiperise.

Reforma ne drejtesi me reformimin bazik te mendesise mbetet gur themeli per demokracine tone e per nje shoqeri te sigurte.

Share: