Home KRYESORE Shqipëria, shoqëria shqiptare sipas meje…

Shqipëria, shoqëria shqiptare sipas meje…

Nga Thoma Duka

Shqipëria është akoma duke u përpëlitur për të dalë nga tranzicioni i stërzgjatur e kaotik qe ndonëse ka shënuar zhvillime të ndryshme pozitive, për fat të keq është shoqëruar edhe me shfaqjen e shumë dukurive dhe tendencave negative si korrupsioni,mos-funksionimi i shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, instalimi i kulturës së pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet, polarizimi ekstrem i shoqërisë sipas nevojave partiake,etj.

Shqipëria ka një krizë morale,ka një krizë vlerash e sidomos një krizë të thellë besimi. Shoqëria shqiptare (mendimi im) po kthehet në një shoqëri të dhunshme, e cila nuk po refuzon dhe nuk po dënon e lufton sa duhet dhe si duhet dhunën në të gjitha format e shfaqjes së saj, duke filluar nga dhuna verbale, gjuha e urrejtjes, shpifjes, vulgaritetit që ndot hapësirën e debatit dhe komunikimit publik duke rrezatuar energji negative e nxitur forma më të ashpra të dhunës.

Po kthehet në një shoqëri individualiste dhe egoiste që rend pas fitimit me çdo mjet dhe rrugë,pa asnjë skrupull a cak moral e njerëzor. Tek emigrantët ndjehet një erë dëshpërimi për gjendjen ku ndodhet vendi, por ka edhe një presion dhe dëshirë të madhe për ndryshim nga pjesa më e shëndoshë e shoqërisë.Këto ndryshime,reforma e transformime do kërkojnë patjetër kohë,por ajo që do kërkojë më shumë kohë është padyshim shëndoshja morale e shoqërisë.

Share: