Gazetari i mirënjohur dhe zv kryeredaktori i gazetës “Panorama” Aristir Lumezi denoncon ne profilin e tij ne Facebook rastin me librat shkollor ne Tirane dhe çmimet e tyre te kripura. Sigurisht qe ndaj rastit, por edhe rasteve te tjera te mundeshme duhet reaguar nga institucionet kompetente. Ja cfare shkruan Lumezi ne profilin e tij ne Facebook:
“Skandali me tekstet:
Ne fillim u tha qe klasat e gjashta do te kenë tekste te reja dhe matematika nuk do te ketë flete pune, ose libër ushtrimesh shtese, por është i mjaftueshëm teksti qe do te merret standard, i përkthyer nga tekstet me te mira te huaja. Por…, ne klasën e 6 ne një nga shkollat e kryeqytetit, libri i matematikes kushton 450 leke te reja dhe fletorja e punës (ushtrimeve) 500 leke te reja. Ku jemi?!!!!! Atje ku ishim!!”