Home KRYESORE SPORTI NË ILIRI DHE STADIUMI NË MALET E BALLKANIT

SPORTI NË ILIRI DHE STADIUMI NË MALET E BALLKANIT

Gëzim Llojdia*

1.
Pjesëmarrja e amantasve në lojërat olimpike, që zhvillohen në kohet e hershme në shtetin fqinj,tregon se amantit ishin njerëz me kulturë dhe sportistë të mirë, fakt që e tregon edhe stadiumi i saj. Me këtë të dhënë të rëndësishme gjejmë një çelës për të hyrë në një portë të madhe. Amantasit kane hyrë në Evropë atëherë, kur në truallin tonë, që i themi Ballkan fqinjët verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si te ishin. Amantasi ishin te integruar qysh në atë kohë kur ardhacakët të tjerë ishin diku në stepa a ose skanë ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kanë treguar shenja te larta civilizimi ata në fund të fundit kishin një stadium.
2.
Ky është stadiumi i vetëm dhe i rrallë në malet e Ballkanit dhe krejt Evropës.

Stadiumi ndodhet 100 m poshtë në jug lindje të fortesës kryesore. Ai eshte i gjate 55 m dhe i gjerë 12.5 m.Pika më e lartë e Amanties është 680m ndërsa stadiumi ndodhet te 580 m lartësi mbi det.Gërmimet kane nxjerr në pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Në bazë të mbishkrimeve të gjetura në stadium ndërtimi i tij është bërë në vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas Krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim të veçante dhe u ndërtuan vepra monumentale. Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjatë dhe 12.25 me të gjerë dhe ruhet shumë mirë. Ne njërën anë të stadiumit ka 17 radhë shkallësh dhe në anën tjetër 8 radhe të ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Që nga koha kur Izomber tek itinerari i deshifruar i historisë së arkeologjisë së Orientit,një botim ky që i përkiste vitit 1873,në faqen 871 përshkruan zbulimin e stadiumit antik në kodrën e fshatit Ploce.Thënia e Izamberit pikërisht në shekullin e 19,përbënë trokitjen e parë në dyer të këtij monumenti antik,kishte lënë gjurmë brezash në historinë e qytetërimit ilir në lartësitë e kodrës së Plocës.
Udhëtimi arkeologëve shqiptarë u bë pas afër 70-80 vjetësh nëpër luginën e Vjosës. Ata provuan se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur gjithçka ndonëse mjegulla dhe largësitë kanë kapërcyer 1000 vjet nga ekzistenca e tij.

Arkeologët i gjetën rrënojat e stadiumit antik të Amantias tek vendi në hyrjen sotme të parkut arkeologjik toponimi :” Gropa e kovaçit”.
Informata e parë:Gjatë shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim.

Informata e dytë,për qytetin Amantin por të shprehur nga pena e një kërkuese si zj Falaksi ka të bëjë me kulturën fizike,ose me qartazi me sportet. Një statujë që, përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë të kyçit të djathtë si dhe ndihet mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shpërfytyrojnë figurën për të rritur më lehtë në një përfundim,për këtë boksier .Ja përshkrimi i N. Vlorës. ”Amantia:Përsosmërinë estetike të Posejdonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronzi te shek IV,pr. K. që përfaqëson një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një qëllim:”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë që kjo trupore të ketë fuqi komunikuese. Vetëm në këtë mënyre arti e arrin bukurinë e përsosur…” Informatat e foto që sjell N.Vlora ësht딝Amantia:pamja e përgjithshme e stadiumit të shk.I V para Krishtit .Një fakt një prej statujave gjendet si pjesë e arkivues së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para Kr,bëhet fjalë për një fitues janë:vrapim,hedhje shtize,e hedhje disku dhe boks .Figura atletesh janë gjendur dhe kanë ekzistuar edhe në muzeun e Amantise i prishur pas ndërrimit të sistemeve, aty rreth viteve ’90 ku u morën dhe u zhduken dhjetëra gjetje,figura,statuja fati i të cilave nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe në cilin shtet fqinj,zbukurojnë muzetë e tyre?

Stadiumi mund të kishte një kapacitet mbajtës nga 3000-4000 vende për tu ulur spektatoret. Gjë, që nuk dallon shume nga stadiumet e kohëve te sotme. Madje stadium është monumenti i parë dhe pika e takimit e vizitorëve me botën e këtij qytetërimi në kohët para fillimit të krishterimit.
3.
Kartela
Emri:stadium i lashtë Amantia.
Adresa: Plloçë, Vlorë, Shqipëri.
Gjeografike Koordinatat N / E: 40 ° 22 ‘/ 19 ° 40’.
Kodi i ‘IMK Arkivi: 1865.
Data: Shek.III pr Kr .
Kategoria: monument i kategorisë së parë.
Përdorimi aktuale për sport.
Prona : Shteti.
Shpallja: 1948

Bibliografia: Skënder Anamali “Iliria” II.

Nën akropolin e qytetit antik të Amantias, në lindje, jashtë mureve të saj, gjendet stadiumi,kohe ndërtimi në mes të shek tretë, u ndërtua Amantia, një monument i kulturës unike në territorin shqiptar. Mbi të, ajo tregon formën e shkronjës U me palët e gjatë (së bashku anën perëndimore është 54,50m dhe 46,50m lindore) . Qëndrimet e stadiumit janë zbuluar plotësisht deri pas gërmimeve te vitit 1956 nga arkeologu Skënder Anamali. Në pjesën perëndimore janë 147 rreshta me gurrë që qëndron në anën sipas shpatit natyrore, ndërsa në lindje ka vetëm 8 rreshta. Numri është i kufizuar për shkak të terrenit. Mbështetja ndërtuar depon artificiale në të gjithë gjatësinë e anës lindore, ndërtuar depon artificial një realitet që kjo mund të ndodhë nga fundosje e blloqeve prej guri në jug të kësaj anë. Përbëresit janë të konglomeratit gëlqeror nxjerrë nga fletët shkëmbore në afërsi të provincës së Plloçes. Cilësia e tyre është e dobët dhe ka shkaktuar humbjen e stabiliteti në disa blloqe. Ai është shumë i veçantë për ekzistencën e disa mbishkrime me emrat e njerëzve. Qendra e kontestit me nr 11 dhe 13 nga ana e perëndimit. Rreshti i parë ka një gjerësi prej 12,40m dhe një gjatësi prej rreth 58 m. Në fillim të pistës janë tre blloqe, prej guri të cilat kanë shërbyer si pozicionet e fillimit për atletët. që marrin pjesë në gara. Gjendja e ruajtja: Kërkon ndërhyrje urgjente restauruese.

*Autori ka drejtuar parkun kombëtar arkeologjik Amantia

Share: