Nga Ilir Kalemaj
Qiell i nxirë,
veshur me vello gri,
sy që depërtojne thellë,
aty ku nuk gjen dot qetësi.
Ngacmojnë, rrëmojnë perbrenda furishëm,
zbulojne thelbin e asaj çka jemi,
shperfaqin misteret që bëjnë çdo moment të magjishëm,
ndihmojnë të vlerësojmë atë çfarë kemi.
Shkundin topitjen e mendjes, qullosjen e shpirtit,
hapin perspektivën tej në in-finit,
na çlirojnë nga rreziku që vjen nga rehatia,
na sjellin shpresë, jetë dhe dritë.
@copyright Ilir Kalemaj