Besian Pesha, ish drejtues i Lëvizjes Mjaft, i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe sot drejtues i “Nisma Thurje” i cili duket se e sheh te erret situatën ekonomike dhe politike ne vend, ne një status te faqes se tij ne Facebook kritikon ashpër situatën e ekonomike dhe politikat e reja te ashpra fiskale duke bere edhe thirrje për reflektim nga ana e shumicës qeverisëse, sipas tij para se te jete vone. Ja cfarë shkruan ai:
” Ekonomia është pertoke. Te gjithë miqtë e mi qe merren me biznes te ndershëm ne te gjithë vendin ankohen se kane rënie drastike te xhirove ditore. Si ata qe tregtojnë mallra te konsumit te përditshem e aq me tepër ata qe kane mallra apo shërbime luksi. Përjashtohen vetëm klientët e kastës politike. 3 janë zgjidhjet. Ose qeveria do ndryshoje totalisht përqasjen ndaj ekonomisë. Ose vendi do shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Ose vendi do shkoje drejt falimentimit dhe për rrjedhoje trazirave sociale. Nje gjë është e sigurt, kjo situate nuk do prodhoje status quo!!!”