Ta gezosh mandatin Eduard. Ta them me gjithe zemer dhe jo si ata qe te qeshin pas shpine. Une kam takuar shume si ty kur kam qene diplomat ne Itali. Jane shqiptare te pa shkolluar mire por jo per faj te tyre por te shtetit qe nuk ka bere shkolla per te qene. Keni bere punet me te rendomta dhe jeni perbuzur nga vendasit, por keni rezistuar dhe keni mbijetuar. I keni hyre detit me kembe ku ca jane mbytur dhe ca kane punuar si skllever por ja kane dale te behen dikushi. Keni paguar faturen qe ju kane kerkuar, qofshin keta italiane apo shqiptare. Tani kerkoni te drejten tuaj, dhe e meritoni. Per tu tallur jane ata gazetare qe kane bere pislleqet e tyre morale dhe sot jemi ne kete batak. Per tu tallur eshte kryeministri qe i duket vetja xhongler politik dhe me aleancat e ortakerite e paprincipta ka sjelle vendin ne kete gjendje kolapsi. Ti je perpjekur, ke paguar dhe sot je ne kuvend. Ta gezosh mandatin. Perpiqu ta perdoresh sa me mire, me aq sa di.