Sipas australianes Shannon Woodcock, Alida Hisku ka thëne të vërtetën dhe se gjatë regjimit komunist gratë ishin viktima të dhunës seksuale sistematike prej atyre që mbroheshin nga pushteti i Partisë: në fshatra, burgje dhe kryeqytet. Dr. Woodcok të gjitha gratë ishin vulnerabël ndaj dhunës seksuale dhe një numër i madh prej tyre janë bërë viktima të dhunës partiake që në mënyrë specifike i sulmoi ato si pse ishin gra. Australiania thotë se ekzistojnë të dhëna arkivore rreth kësaj çështjeje dhe vetë Enver Hoxha u vu në dijeni dhe iu përgjigj ankesave që gratë i drejtuan atij për përdhunime nga anëtarë të Partisë së të gjitha niveleve.
“Lejomëni të jem e qartë; si një historiane austaliane në kërkim të jetës së përditshme në kohën e monizmit, shumë njerëz më folën për dhunën seksuale të burrave kundër vajzave dhe grave. Gjatë intervistave, njerëzit mund të flisnin aq sa donin, shumë ose pak, rreth çdo aspekti të jetës. I gjithë projekti u drejtua nga një kod etike, i aprovuar nga komiteti i etikës në një universitet të Australisë. Shumë njerëz treguan histori të tmerrshme të abuzimit seksual dhe të gjitha gratë që folën me mua, kërkuan që emrat e tyre të mos përdoreshin kurrë, pasi ato kishin frikë. Janë të frikësuara se gazetarët mund të mos i besojnë ato dhe do t’u kërkojnë prova, sikur histori të tilla të mos ishin dëgjuar kurrë më parë; kanë frikë nga turpi që mund t’u shkaktojnë familjeve, kur një numër i madh njerëzish të zakonshëm të shkruajnë komente abuzuese në faqen e tyre të facebook-ut e ndonjëherë-janë të frikësuar se ata që i torturuan do të bëjnë të njëjtën gjë sërish.” Â –qartëson Dr. Shannon Woodcock.
Artikullin e plote mund ta lexoni ne Reporter.al