Avokatja e re Enida Bozheku e cila ka studiuar ne Itali dhe punon atje si avokate thotë se megjithëse përgjithësisht është antagoniste e qeverise “Rama” për rastin e rivendosjes se nenit 240 te kodit penal (Shpifja me dënim me gjobë ose deri ne 3 vjet burg), po e bën shume mire kete akt politik dhe qytetar.
-“Nuk mund te flitet si e “Ema Zeqos n’maje t’thanes” ,  vodhi ky – vodhi ai funksionar i larte, dhe me pas te mbeten vetëm fjale ne ere. Nese kush del, aq me tepër me deklarata publike qe te akuzoje dike për vepra penale te cfaredo lloji qofshin, duhet te ketë parasysh ti provoje me fakte ato, për pasoje te beje kallëzim penal. Kur Qeveria e Sali Berishes e shfuqizoi shpifjen ndaj Presidentit dhe Funksionareve te Lart, personalisht, për rastin e Shqipërisë, mu duke e pamatur. Nuk i kemi ne politikanet aq elitar e duar pastër sa te mbajnë etike dhe nivel komunikimi pa akuza te ndërsjella me natyre korruptive.
Ne itali shpifja ndeshkohet deri ne një vit burgim ose me gjobë deri ne 1.032 euro. Kjo rasti me i lehte. Ne rastin kur kryhet me ane te mjeteve te komunikimit apo ne akte publike është nga 6 muaj deri ne 3 vjet ose me gjobë jo me pak se 516 euro. Nese i drejtohet subjekteve qe veshin funksione publike dënimi rritet” –  skruan Bozheku ne profilin e saj ne rrjetin social te Facebook…
Ndërsa gazetarja Lindita Çela mendon krejt ndryshe dhe kjo është e kuptueshme për shkak te profesionit qe kryen dhe e bën punën e saj shume me te komplikuar. duke mos harruar se edhe pa  elementin penal puna e gazetarit është e vështire ne Shqipëri. Ja cfare shkruan Lindita Cela e cila u be shume e njohur edhe për shkak te artikullit profesional qe publikoi për aferat me CEZ dhe DEA per BIRN e Report.Al:
“Propozimi i projektligjit bashkë me relacionin përkatës do të mbetet një njollë e zezë mbi qeverinë aktuale. Kjo njollë do të rëndojë mbi qeverinë edhe nëse ajo e tërheq menjëherë projektligjin dhe kërkon ndjesë të thellë. Klasifikimi i shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë si “krim kundër shtetit” është një masë që ne gjykojmë se mund të ndërmerret vetëm nëpër vende autokratike si Rusia, Turqia, Egjipti apo Azerbajxhani.”