Nga Mirela Cela Jorgo
Mbreme sapo pyeta sa është fatura qe u pagua për kengetarin e Natës se Bardhe. Mos kërkoni te ketë bamirësi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i detyrohet opinionit publik një llogari serioze për faturën e skandaloze që ka paguar për të sjellë në Tiranë britanikun John Newman për të kënduar 50 minuta në eventin “Nata e Bardhë”.
Burime të sigurta për Syri.net, bëjnë me dije se Bashkia e Tiranës (nuk dihet se me ç’farë parash), por ka paguar plot 500 mijë Euro vetëm e vetëm që britaniku John Newman të përformonte 50 minuta në skenën e vendosur në Sheshin “Skënderbej”.
500 mijë Euro për një Bashki që po përballet me 1 mijë e 1 probleme në 6 muajt e parë të menaxhimit të Erion Veliajt, pa-diskutim që janë një çmenduri financiare me kuptimin e plotë të fjalës e për më tepër për një ekonomi si ajo e Shqipërisë që po përjeton një krizë të madhe frymëmarrje dhe degradimi.