Home KRYESORE A duhet RDK-ja ta mbaj bajrakun e opozitës?

A duhet RDK-ja ta mbaj bajrakun e opozitës?

Koment nga Tetova Sot

Sipas anketes së institutit amerikan republikan IRI, rejtingu i partive politike në Maqedoni për zgjedhjet e vitit të ardhshëm është si vijon: VMRO 24%, LSDM 12%, BDI 6%, PDSH 2%, RDK 2%, LR PDSH 1%, BESA 1%. Sipas këtyre rezultateve del që RDK të ketë forcuar pozicionet në bllokun opozitar shqiptar. Me këtë, kjo parti tash merr rol primar në raport me Besën dhe LR PDSH. Në bazë të këtyre rezultateve hapen dilemat tjera se pse Lëvizja Besa kërkon që të formoj këshill mbipartiak, kur nga anketat shihet që gëzon vetëm 1 përqind besim.

Sipas kësaj ankete del që ky këshill mbipartiak i Besës është vetëm një tentativë që ky subjekt të fiton 1 deputet nëpërmjet të rejtingut të lartë të RDK-së dhe LR PDSH-së. Sipas ketyre përqindjeve, del se roli unifikues i lëvizjes Besa, si partia më e vogël shqiptare, është në fakt në funkcion të thithjes së popullaritetit të tjerëve për të siguruar maksimumin një deputet. IRI nxori BDI-në fituese të zgjedhjeve të ardhshme në prill 2016 edhe në rastin më ekstrem nëse të gjitha partite opozitare shqiptare bashkohen në një. Tani duket se nuk janë të rastësishme përplasjet te opozita rreth bashkëpunimit për zgjedhjet e prillit.

Këto rezultate e vendosin lëvizjen Besa në pozitë inferiore në raport me RDK-në dhe LR PDSH-në. Me këtë humb edhe kuptimi që kjo parti të thirret në unifikim të faktorëve opozitar, sepse forca e saj sips anketave është tepër e dobët dhe me këtë e humb të drejtën morale për të promovuar Këshillin mbipartiak. Kjo për faktin se ky këshill tash edhe nga partitë që kërkon bashkëpunim do të shihet si një manipulim për të fituar diçka në krah të tyre. Pas kësaj ankete, sipas njohësev të rrethanave, bien në ujë trumbetimet e lëvizjes Besa për unifikim, sepse ky rol më parë tash i shkon RDK-së që gëzon 2 përqind përkrahje te elektorati shqiptar.

Kjo përkrahje e vogë për Lëvizjen Besa bën që ajo të jetë e papërfillshme në idetë e unifikimit të partive opozitare, të cilat pas këtyre anketave marrin role tjera të publikut.

Share: