Home KRYESORE A jemi tolerante ne shqiptaret…?

A jemi tolerante ne shqiptaret…?

Nga Ornela Prifti

Une jam askushi! Ne kete copez toke qe e quaj Shqiperi shoh, degjoj, nuhas shume . Aq shume sa ndonjehere e kam te veshtire ti kapercej poshte ato se cfare ne vete i themi e vete i degjojme, ato se cfare vete i bejme e vete i shohim.

Ne hapur shume hapur dhe me krenari mburremi qe kemi tolerance fetare . Qe nuk jemi shume te dhene pas fese, apo besimit fetar.

Nderkohe qe jemi po ne ata qe cdo dite e me shume po perplasemi me nje fenomen qe eshte ne rritje sic eshte veshja apo mbulimi i femrave apo shenjat e tjera te nje perkatesie fetare si jane kryqet .

Padyshim qe keto nuk jane shenja te nje jo tolerance perkundrazi ne bashkejetojme ne paqe po derisa te mos vije ne deren tone… Pra ai\ajo mund te martohen apo mund te jetojne si te duan por pa me cenuar mua apo interesat e mia . Sic thote populli” per aq sa sme prek pragun e portes te behet cte doje.”

Kjo eshte toleranca qe ne kemi sa nuk na prek ne apo infektohemi ne nga kjo gje.

Prandaj themi me ze te larte “kaurr i derrit” apo “myslyman i qelbur” apo jehovait etj nga keto . Apo nga ato shprehjet tipike tonat  “ku vajte dhe zure ate myslman, apo kaurrin ” .

Ne nuk jemi raciste nga racat tona, jo vetem tonave po askujt tjeter . Nese jemi racist kur keto rraca jane te pasura si “pipinot, inglezet, rraca e bardhe gjermanet, edhe “jorgot” keta i pranojme kur jane me te pasur . Se po te jene me te varfer apo nje shtrese tjeter jo si ne “te pastertit” ata qe vetem pigmenti i lekures u ndryshon i themi “harrxhinje, evgjite” .

Ne sjemi rraciste po i leme ne punet me te uleta dhe i largojne prej nesh . As qe behet fjale per nje bashkejetese te tonen ne komunitet,lagje,pallat , komshinje, jo me per familje qe nuk llogaritet fare . Absolutisht qe jo!

Ne i respejtojme njerezit, ne respektojme vendin tone duke quajtur ca malok e ca laluc ca mistreca, e ca te tjere bablok.

Po kush jam une qe ti gjykoj keto gjera?! Askush nuk e zgjedh as ngjyren e pigmentit te lekures, as racen , as vendin, as fene madje as prinderit qe ka . Thjesht i pranon .
Une nuk gjykoj. Une jam askushi per ti gjykuar sepse nuk gjykoj pamjen e jashtmepo gjykoj zemren,karakterin, njeriun qe zgjedh per tu bere .
Une jam askushi…

Share: