Home KRYESORE Alarmi i Guvernatorit…

Alarmi i Guvernatorit…

Nga Klodian Tomorri

Ne dy daljet e fundit Guvernatori po i thotë qeverise me zë te larte se ekonomia është keq dhe se rikthimi i saj ne ekuilibër po rezulton me i ngadalte nga sa pritej. Banka pret tani qe rritja ekonomike te jete 2.5 për qind, vetëm 0.4 për qind me shume se vjet. (hendeku I prodhimit nuk mbyllet).

Unë them se do jete me pak se 2.5, por te shohim. Gjashtëmujori i dyte është teresisht negativ, siç sugjerohet nga kredia, tregtia dhe indekset e besimit. Ne këtë situate Ministria e Financave shkon e propozon një pakete fiskale, teresisht klienteliste, e cila godet prodhimin vendas dhe ringjall kanalet e vjetra te importeve bujqësore qe dikur luheshin nga zyrtaret e Ministrisë se Bujqësise…

P.S: Si thane ne fillim? Po ndryshojme modelin ekonomik nga nje ekonomi tregtare ne nje ekonomi prodhuese.
Te fala.

Share: