Qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi bllokuan rrugën e Kombit, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për të vendosur taksën 10 euro. Aktivistëve të AK-së ju bashkuan edhe qindra qytetarë të qyteteve përreth të cilët preken nga kjo taksë. Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleancës Kuqezi denoncoi para mediave vendimin e qeverisë për të vendosur taksën 10 euro për qytetarët shqiptarë duke theksuar se kjo rrugë duhet të ishte e Kombit shqiptar dhe e ndërtuar me fonde publike.
Me tëj, kreu i Aleancës Kuqezi tha se sot qeveria në kundërshtim të plotë me ligjin për një rrugë që është ndërtuar me fonde publike vendos taksën 10 euro për qytarët nga Shqipëria apo dhe nga Kosova të cilët do duhet të udhëtojnë çdo ditë në një rrugë që u ndërtua me taksat e tyre dhe për ta, ndërsa qeveria vendos gjobën 10 euro. Kreshnik Spahiu deklaroi me tone të ashpra se Aleanca Kuqezi kundërshton me forcë dhe do ta ndezi me tym dhe flakë gjithë Shqipërinë që ky popull të mos vidhet më nga këta ministra dhe kjo rrugë që quhet “Rruga e Kombit” të mos shndërrohet në “Rrugën 10 euro”.