Home KRYESORE Moraturium per Laguna Blu…

Moraturium per Laguna Blu…

Nga Luan Kurti

Kalimera qirie! Kaubojsi Eduart Ndocaj e shprazi nagantin, kur iu bëri thirrje deputetëve të linin gjysmën e rrogës për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Një deputetë ju bashkua sakaq nismës, por kërkoi sqarim “nëse bëhej fjalë për gjysmën e parë apo të dytë të rrogës”, se i ka marrë lekët paradhënie për gjashtë muaj dhe i kanë mbetur shpresat vetëm tek komisionet. Se ja, po i jep edhe këto por duhet sqaruar: “a do ketë komision për komisionet?”. Një test me Ferrari zbuloi se shumica e femrave qenkan “kurva” që shiten lehtë përpara një makine luksi. Kjo mund të bëj që qeveria të tërhiqet nga vendimi për blerjen e Xhaguarëve. Në emisionin 6 Ditë pa Ermalin, Sokol Balla, lëshoi skupin se: ka gazetarë dhe jogazetarë (pra, partizanë që janë veshur si partizanë).. Pavarësisht nga dukja të dyja palët kontribuojnë për trushpëlarjen (lavazhier mediatikë), ku për çdo 6 larje njëra është falas.Vazhdon përplasja midis titanëve: Frangajt dhe dy B-ve të medias, Baze- Bushati për Lagunën Blu. Dy gazetarët e kanë akuzuar Sandrin si të kapur që kap të pakapshmit, pra pengmarrës. Në krah Frangajt-A, i ka dalë Bejtja-A, i cili shfaqet si moderatorë me sloganin : “Hani m…. që gatuat vetë!”. Ja hara palikari!

Share: