Home KRYESORE Ambasadori Lu duhet dëgjuar! Nesër do jete vështire…

Ambasadori Lu duhet dëgjuar! Nesër do jete vështire…

Deklaratat e perseritura te Ambasadorit Lu, presioni tashme ne ngritje i tij per te shtyre perpara ne procesin tone te dekriminalizimit, luften me krimin, korrupsionin, te lidhura keto edhe me reformen ne drejtesi, jane per tu pershendetur gjeresisht.

Ne fakt nuk mjafton vetem te pershendeten; perpjekje te tilla shume te rendesishme te Ambasadorit te ShBA duhet te sherbejne per pershpejtimin e konkretizimin e ketyre proceseve jetesore jo vetem per demokracine tone, por edhe realisht per te ardhmen e vendit e shoqerise sone.

Nje shoqeri e korruptuar dhe e inkriminuar, nje shoqeri qe qofte dhe vetem lejon te kete mbi krye njerrez te tille, nuk meriton te jete e lire, ne fakt ajo eshte “déjà” e sunduar nga krimi, nuk ka te ardhme.

Deklaratat e kerkesat e Ambasadorit Lu jane politika dhe vizioni konstant i ShBA, per nje bote demokratike e te lire, vecanerisht kjo per partnere te denje per ate vend te madh. Prej kohesh keto vizione e politka jane artikuluar qartesisht nga Sekretari i Shtetit Kerry, kur ai kerkon perjekje konkrete nga vende si i yni kunder oligarkise, krimit, korupsionit.

Fatkeqesisht deri me sot keto parime vitale nuk po gjejne implementimin e nevojeshem te ne, realisht ndodhemi larg asaj qe na duhet dhe meritojme si popull. Duke falenderuar Ambasadorin Lu desheroj tu rikujtoj te gjitheve se jemi shume te vonuar dhe te ngadalte ne kete proces thelbesor per vendin tone.
Neser do te jete edhe me veshtire!!

Share: