Home KRYESORE Arben Papodhopuli replikon ne distance me Berishen…

Arben Papodhopuli replikon ne distance me Berishen…

Nga Arben Papadhopulli

Ish Kryeministri Berisha deklaroi sot ne Parlament se “Nuk ka me Shoqëri Civile ne këtë vend”. Shume dakord me të deri diku. Por një vërejtje, Ky ish Kryeministër e quajti Shqipërinë gjatë qeverisë së tij si “vend me të ardhura të mesme” çka automatikisht ka një tjetër qasje për donatorët e huaj ndaj Shoqerise Civile. Së dyti, kjo qasje qe i dha do të nënkuptonte fuqizimin nga ana e qeverise “aq më shume si vend me të ardhura të mesme”, të Agjencisë Kombëtare për Mbështetjen e Shoqerise Civile, entitet qe ky ish Kryeministër, përpos që e la në duar të mbrapshta, as që e vrau fort mendjen se si e në ç’mënyrë do të mbështeteshin aksionet e NGO-ve në Shqipëri, Dhe normal, se i dukeshin kundërshtarë; njësoj si Radionovela Rruga Me Pisha / Fondacioni Rruga me Pisha, ku instrumentët e tij në krye të RTSH e nxoren jashtë Radio Tiranës brenda 24 orëve 1 vit pasi ky kish marrë pushtetin se nuk i pëlqente më një produkt nga më të mirët ne atë Radio.

Sakaq, ligji ka nevoje të rregullojë edhe jetën e organizatave kulturore në vend çka janë një pjese tjetër e ndryshme e shoqerisë civile. E mbi te gjitha, të largoje hallkat burokratike të Organizatave Kulturore por edhe të Shoqerisë Civile nga regjistrimi në gjykate e NIPT në Drejtoritë e tatimeve. Do të mjaftonte QKR për lehtësim procedurash administrative dhe të gjithë do të merrnin frymë lirisht nga rropatjet e pafundme në gjykatat e rretheve për veprime, për ndryshime në statut apo adresave, e çdo gjë tjetër që përfshin administrimi i një organizate. Si dhe mundësisht të shmangte çdo lloj mali shkresash e noterizimesh të panevojshme tek aplikohet pranë AMSHC.

Share: