Nga Dritan Shano
At Zef Pllumi na ka lënë mbrapa qysh prej 25 Shtatorit 2007. Na ka treguar masakrën e bërë mbi mendjen, shpirtin dhe trupin tonë si Shqiptarë nga komunistët. Na e ka treguar këtë përmes një libri “Rrno për me tregue” që ai ia ka dedikuar “Atyne që vdiqën njerz, atyne që qëndruen njerz gjatë asaj periudhe të vështirë në të cilën njeriu u shndërrue në kafshë pune” Po a kanë mbetur më “njerz” në këtë vend. Ndoshta, po ata ose nuk janë shumica, ose nuk e dinë që janë shumica. Është e sigurt që nuk kanë pushtetin. Një tjetër rracë e ka sot pushtetin. Është ajo rracë që i ktheu njerëzit në kafshë pune atëhere, dhe po do t’i kthejë edhe tani. Është një rracë që duhet ta zhbijmë, sepse ka dalë prapë.
Diktatura komuniste e ktheu bindjen politike dhe luftën e klasave në tipar rracor duke krijuar një rracë të dallueshme. Një rracë që qeverisi 45 vjet përmes frikës, dhunës, përdhunës, burgosjes, trembjes, tredhjes, spiunimit. Një rracë muti! Një rracë që nuk e do idealen, shpirtëroren. Që nuk e do lirinë. Një rracë që dhjet mbi to me të njëjtën indiferencë që e bën dhe kafsha. Një rracë robërish dhe skllevërish të PPSH-së. Të cilët sot janë kthyer, në pushtet. Çdo moment kur kjo rrace përkujton bëmat e saj në këto tre vjetët e fundit, ajo si një sëmundje e butë, sa fshehtaz aq dhe hapur përdhos martirët dhe dëshmorët e lirisë, dhe kujdeset të nderojë me grusht, me dekorata e shpërblime torturuesit e këtyre të fundit. Jo në mënyrë figurative. Por të drejpërdrejtë. Me emër e mbiemër.
At Zef Pllumi ka shkruar: “Dhuna tiranike e quejtun proletare, e ushtrueme ditë dhe natë, gjithkund dhe papushim, pa dallue as fshat, as qytet, e shoqnueme me britmat e slloganet papagale, dhe torturat çnjerëzore, me rrenat dhe kaçarrenet e njerëzve servile o t’paguem: mbas gjithë atyne pushkatimeve të përgjakshme, burgimeve e shpërnguljeve të dhunshme masive, ia duelën me e përkulë popullin e lirë të Shqipnisë dhe kështu dhuna partizane ia duel me u ba Qeveri”.
Me fare pak modifikime duket sikur ka shkruar për qeverinë e sotme shqiptare që gjithë veprat që përshkruan At Zef Pllumi i kryen përmes taksave të rritura, taksimit të intelektualeve dhe profesionistëve, kontrollit te mediave dhe mendimit, gjobave te çfarëdoshme dhe kërcënimit kryeministror me burg, burg, burg.
Edi dekoron hetuesin e At Zef Pllumit në vitin 2015. Kujt arsyetimi i bindet ai? Kur, Presidenti i Republikes Alfred Moisiu e dekoronte At Zef Pllumin me titullin e lartë “Nderi i Kombit” si përfaqësues “në mënyrën më bindëse i disidentit politik, luftëtarit antikomunist dhe simbolit të qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”. Hajde merre vesh.
Çfarë rrace jemi ne? Që bëjmë nga këto gjëra. Sot?! Ne rrnojme si hemafrodite. Si transvestitë. Rracë muti!
Këtë të djelë te Zotit, të lutem në gjunjë, me lot në sy e me ngushtim në shpirt, na e fal pabesinë, dhe paburrninë o At Zef Pllumi.
Po munde.