Home KRYESORE Bashkëpunim midis biznesit dhe Gjykatave administrative!

Bashkëpunim midis biznesit dhe Gjykatave administrative!

Duket se ministri i ri e Drejtësisë, Ylli Manjani koordinoi dhe drejtoi një takim konsultativ me Kryetarët e Gjykatave Administrative, drejtues te dhomave të tregtisë, shoqatave të ndryshme të biznesit, me teme: “Efektiviteti i Gjykatave Administrative në raport me sipërmarrjen private dhe biznesin”. Besoj se ky zhvillim duhet trajtuar si gjetje për te ndryshuar diçka ne drejtim pozitiv. Ne takimit është diskutuar lidhur me pritshmëritë e ketyre grupeve te interesit përkundrejt gjendjes aktuale të funksionimit të Gjykatave Administrative. Ne konference u tha nga ana e ministrit Manjani se, nuk ka të ardhme, nuk ka progres dhe nuk ka as drejtësi pa një zhvillim ekonomik.

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise z. Zenel Hoxha, vlerësoi nismën e ndërmarre nga ministri Manjani per nje bashkepunim me transparent ndërmjet Komunitetit te Biznesit dhe Gjykatave Administrative. - “Gjykatat Administrative sebashku me ate te Apelit Administrativ, ne shtate qarqe te vendit tone, u krijuan me mbeshtetjen e SHBA, por pershpejtimi i procesit te organizimit te tyre, ishte rezultat i nje fushate sensibilizuese nga Dhomat e Tregtise ne Shqiperi. Gjykatat Administrative duhet te kene standardet bashkekohore te funksionimit te tyre perpara se atyre t’ju kerkohet cilesi ne dhenjen e drejtesise. – tha Hoxha duke shtuar se Apeli Tatimor si edhe Avokati i Tatimpaguesve, duhet te jene te pavarura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise shtoi gjithashtu se shteti shqiptar duhet te beje pjese te reformes ne drejtesi edhe organizimin e institucioneve te ndermjetesimit.

Share: