Home KRYESORE BEN BLUSHI KA TE DREJTE, POR…

BEN BLUSHI KA TE DREJTE, POR…

Nga Zef Preci

Nuk eshte e nevojshme te jesh i arsimuar, nuk eshte e nevojshme te jesh nepunes shteti, nuk eshte e nevojshme te jesh ne biznes.. Mjafton te jesh qytetar i Republikes se Shqiperise per te kuptuar se Ben Blushi ka te drejte… Pertej debatit shterpe qe synon te lidhe kritikat e tij me faktin qe c’fare ai perfaqeson, se zt. Blushi eshte, de jure, ne strukturat me te larta drejtuese te Partise Socialiste, duhet pranuar pa paragjykime se maxhoranca e sotme ka deshtuar… Dhe per ironi te fatit, deshtimi i saj nuk ka lidhje me aktivizimin e pritshem te faktorit opozitar, por thjesht me deshtimet e vete maxhorances deri ne ate mase sa mund te thuhet se ajo eshte viktime e pritshmerive te ndertuara me kujdes gjate fushates elektorale qe e solli ne pushtet.

Fjala eshte per ndeshkimin e abuzivizmit me pushtetin, per ndeshkimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar, per ndeshkimin e ngjarjeve te dhimbshme te 21 Janarit 2011, per ndeshkimin e korrupsionit shteteror qe polli tragjedine e Gerdecit te 2008-tes dhe ndryshimet kushtetuese te lidhura me te, per ndarjen e pushtetit nga krimi i organizuar dhe feudalizmi anadollak i trasheguar apo krijuar ne 25 vitet e fundit, per rivendosjen e legjitimitetit te pushtetit dhe te perfaqesimit politik, per respektimin e ndarjes se pushteteve, per dergimin para drejtesise te cilitdo qe perfaqeson malaviten dhe anti-shtetin…

Per fat te keq, sic pershkruhet ne Bibel per ata qe e nisin nga shpata, kjo maxhorance e inspiruar nga thirrja “Te bashkohen te gjithe qelbesirat per te rrezuar Berishen!” cdo dite qe kalon po e humbet legjitimitetin e saj. Zhvillimet e fundit ne kete drejtim jane ligji qe po miratohet keto dite per dekriminalizimin qe nxjerr “jashte loje” nje numer te konsiderueshem – ndoshta 1/5 e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, si dhe disa zhvillime ne lidhje me “konfliktin e interesave” qe a priori perfshin te pakten 1/5 tjeter te te njejtit institucion, dmth brenda nje kohe te shkurter me kete drejtesi te dyshueshme qe kemi, te pakten 1/3 e Kuvendit te Shqiperise identifikohet si indirekt e inkriminuar dhe jo-perfaqesuese sipas kritereve elementare qe kerkon Kushtetuta e vendit.

Nuk po flas nese dikush e merr te mireqene kete situate dhe arsyeton se “..ata qe ikin do te zevendesohen nga te tjere me poshte ne listen zyrtare te kandidateve per deputete…” Nese dikush “lexon” se ‘cfare menu-je ofron lista e deputeteve ne vijim do te vinte duart ne koke… sepse kjo do te do te asgje me shume se se fundi i parlamentarizmit ne Shqiperi… Populli thote se “shpinen e gungacit e drejton vetem varri…”, dmth eshte ne nderin dhe ne pergjegjesine e maxhorances se sotme qe ne respekt te “nje milione votave apo nje milione shuplakave” ta coje vendin pa humbur kohe me shume ne zgjedhje parlamentare te parakohshme….

E si nje kronikan dhe vezhgues i holle i zhvillimeve ne “Pallatin e endrrave”, zt. Blushi ka te drejte ne kritikat e tij… Pyetjet, pikepyetjet dhe dilemat e zt. Blushi nuk jane vetem te tijat, por te shume intelektualeve, qytetareve dhe atyre njerezve te lire qe ende nuk kane vendosur ende te ikin nga ky vend….

Share: