Home KRYESORE Biomasa: e ardhmja e ekonomisë sipas projektit Elisaa

Biomasa: e ardhmja e ekonomisë sipas projektit Elisaa

Projekti Elisaa (E-learning Innovation& Sustainable Albanian Agriculture) në fazën e fundit të tij realizoi nje konference përmbyllëse që u mbajt në “Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë”. Qellimi ishte të prezantonte rezultatet finale, të evidentonte problematikat dhe të jepte një prespektivë për të ardhmen bashkëpunimit ndërmjet shkencës dhe biznesit, nën patronazhin e mekanizmave të politikave europiane.

Qëllimi i projektit Elisaa, si pjesë e programit Tempus, është studimi i bioenergjisë dhe krijimi i marrëveshjeve ndërmjet universiteteve shqiptare dhe sipërmarrjeve, ngritja e bizneseve të reja, kurset e e-learning dhe prespektiva e ketyre elementeve shekencore ne praktike dhe biznes, etj.

Ky projekt i cili bashkoi partnerë të rëndësishëm, si Universiteti Bujqësor i Tiranës; Universiteti katolik Zoja e Këshillit të Mirë; Programi Tempus i BEsë (bashkëfinancues i projektit Elisaa); Universiteti Aldo Moro (Bari); Universiteti Politeknik i Tiranës; Konfindustria Shqiptare etj, te cilet me perfaqesues te tyre moren pjese në konferencën finale me temë: “Energjia e biomasës në Shqipëri. Kufi i një biznesi të ri ? Formim, Inovacion, teknologji”.

Konkluzionet e kkonferences ne menyre te pergjithshme ishin: Biomasa gjithsesi është ende e kufizuar si burim. Ia vlen të hapësh një debat ku përfshihen të gjithë aktorët në lidhje më këtë. Eksponentët e botës së sipërmarrjes kane nevoje per stimulim më të madh nga shteti shqiptar, qoftë nëpërmjet kredive, për zbutjen e kostove apo për përdorimin e biomasës. Aktualisht në Shqipëri përdorimi i biomasës është në nivelin e rreth 38% të potencialit që ka realisht vend, por pengesat më tepër se teknike, janë politike, thonë ekspertet e huaj.

“Jemi ende larg së ardhmes por fillimet premtojnë. Nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkombëtarë si ky projekt, rruga e zbulimit dhe konsolidimit të burimeve të reja, përdorimi i mirë i tyre, siguron një të ardhme dhe cilësi jete më të sigurt për qytetarët.” u tha ne konference nga oratoret.

Share: