Sot pranë Akademisë Profesionale Elita ishte Z. Endrit Braimllari, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim. Endriti dha shembullin e tij te lidershipit ne moshe te re dhe mes te rinjve, për të rinjtë në politikë, përfaqësimin e tyre ne vendimmarrje dhe për eksperiencat e tij në projektet rinore. Dritan Broka drejtor ekzekutiv i “Akademisë Elita” shoqëroi bashkëbisedimin midis Braimllarit dhe studenteve te saj. Kjo pjesëmarrje dhe eksperience u pa nga te pranishmet si një kolokium shume interesant mbi eksperienca dhe perspektivat rinore ne Shqipëri.