Nga Alban Bala
Aty ku flaka shkruan sytë e tu me te gjelbër,
Aty ku fytyra përkund dritën ne ninulla,
Ku buzët kane erën e bukës se pjekur
Buze zjarrit te dua…
Ne gishta dritëhijesh qe udhëtojnë mbi drurët
Jam pylli qe te kthen ne Hirushe.
Pranë zjarrit te dua, te te shoh si shuhesh
Brenda mallit tim për qiellin e buzëve.
Me muret e gjakut qe ndez flaken me mbaj
Si syri kujtimin e kaltër te flakës,
Dhe ndoshta një varg do t’ma puthesh mbi balle
Dhe një kënge do ma nxjerrësh prej palcës…
Pranë zjarrit te dua
Pranë zjarrit.